Si ta aktivizoj Travel & Surf?
- Falas me telefonatë ose ЅМЅ në 142 099 nga Maqedonia
- Falas nëpërmjet automatit vizuel në *140# nga shtetet e huaja
Aktivizimi falas në 142 099 nëpërmjet telefonatës ose ЅМЅ nga Maqedonia
Nëse dëshiron ta aktivizosh falas Travel & Surf nëpërmjet telefonatës ose ЅМЅ porosisë, atë mund ta bësh derisa nuk e ke kaluar kufirin e Maqedonisë ose derisa ende je në ndonjërin aeroport tonë. Aktivizimi nëpërmjet SMS ose telefonatës derisa je jashtë vendit paguhet me çmim të rregullt.
Gjatë aktivizimit me telefonatë duhet ta ndjekësh Automatin folës, derisa me SMS aktivizimin në porosi duhet ta shkruash vendin ku udhëton dhe paketin të cilin dëshiron ta shfrytëzosh.
Shembull:
SMS aktivizimi – Nëse udhëton në Greqi dhe dëshiron ta aktivizosh paketin М (medium) i cili përfshin 50 МВ me afat të shfrytëzimit prej 7 ditësh, në porosi duhesh ta shkruash Grcija М.
Aktivizimi me telefonatë – nëse dëshiron ta aktivizosh me telefonatë, ndiqe Automatin folës dhe së pari zgjidhe zonën e internetit të cilës i takon vendi ku udhëton (Zona e internetit 1 ose Zona e internetit 2) dhe pastaj paketin të cilin dëshiron ta shfrytëzosh (S, M, L).
Aktivizimi falas nga shtetet e huaja në *140#
Në rast se tanimë je jashtë vendit mundesh edhe prej atje ta aktivizosh falas Travel & Surf, nëpërmjet kanalit të ri inovativ – Automati vizuel. E tëra që duhet të bësh është të rrotullosh *140# dhe ta zgjedhësh zonën e internetit dhe paketin të cilin dëshiron ta shfrytëzosh nëpërmjet shkrimit dhe telefonatës së numrit të radhës para zgjedhjes tënde.
Aktivizimi nëpërmjet këtij kanali është falas, si nga Maqedonia, ashtu edhe nga jashtë.
Për gjindshmëri më të lehtë nëpër meny të Automatit vizuel mundesh drejtpërdrejt të aktivizosh me rrotullimin e:
| Aktivizimi i shpejtë dhe i lehtë nëpërmjet Automatit vizuel |
Zona e internetit 1 |
Zona e internetit 2 |
| Travel&Surf S |
*140*1*1# |
*140*2*1# |
| Travel&Surf M |
*140*1*2# |
*140*2*2# |
| Travel&Surf L |
*140*1*3# |
*140*2*3# |
| Për kontrollimin e komunikacionit të shfrytëzuar të paketit të internetit |
*140*3# |
Vërejtje e Rëndësishme:
Paketi i internetit fillon të vlejë nga ai moment kur e ke aktivizuar!
Me qëllim që të mundesh në tërësi ta shfrytëzosh paketin e zgjedhur, aktivizoje para udhëtimit derisa ende je në vend (falas nëpërmjet të gjithë kanaleve: SMS, telefonatës dhe Aparatit vizuel) ose derisa je jashtë shtetit (falas nëpërmjet Automatit vizuel).