|
Mbrojtja e të dhënave dhe siguria e të dhënave për konsumatorët dhe shfrytëzuesit kanë prioritet të lartë për kompaninë tonë. Prandaj T-Mobile i bashkëngjit rëndësi të madhe mbrojtjes së të dhënave personale në të gjitha proceset afariste. Më shumë detaje lidhur me parimet themelore të politikës së privatësisë të cilat aplikohen dhe respektohen nga ana e të gjitha kompanive të cilat i përkasin grupacionit Deutsche Telekom do të gjeni në Rregulloren tonë për mbrojtjen e të drejtës individuale të privatësisë (PDF në gjuhën maqedonase). Kjo deklaratë e privatësisë shpjegon se çfarë lloj informata janë grumbulluar në T-Mobile Maqedoni gjatë vizitës tuaj në ueb faqet tona dhe se si ne i shfrytëzojmë informatat. Gjithsesi, vizita e juaj nëpër ueb faqet e tjera nëpërmjet të ueb faqes tonë nuk është subjekt i kësaj deklarate.
Grumbullimi dhe përpunimi i të dhënave personale Për qëllime të sigurisë së sistemit, kur ju e vizitoni ueb faqen tonë, ueb serveri i jonë përkohësisht regjistron emrin nikoqir ose IP adresën të kompjuterit kërkues si edhe disa të dhëna teknike për atë sesion, gjegjësisht për vizitën e juaj. Ne gjithashtu mundet, në disa raste, të deponojmë disa informata në formën e “Cookies” në kompjuterin e juaj personal (PC) me qëllim që të mund të optimalizojnë ueb faqen tonë konform preferencave tuaja. “Cookies” janë dosje të vogla të të dhënave të cilat përmbajnë informata që janë të deponuara në kompjuterin e shfrytëzuesit nga ana e ueb serverit. Secila informatë e cila është deponuar në “Cookies” përdoret për mundësimin e ueb shërbimit vetëm në atë mënyrë që të sigurohet privatësia e juaj. Ne nuk do të grumbullojmë asnjë lloj të dhëna tjera personale, përveç se nëse ju ata informata i jepni në mënyrë vullnetare, gjegjësisht i vendosni në onlajn porosinë për prodhime ose shërbime, anketë, gara, ose në kërkim të informatave. Të dhënat personale të grumbulluara gjatë vizitës së ueb faqes tonë përpunohen në mënyrë ekskluzive konform dispozitave të vlefshme ligjore të Republikës së Maqedonisë. Ndër të tjerat, të dhënat lidhur me kartelën tuaj ose llogarinë tuaj në bankë, dërgohen drejpërdrejt deri te banka nëpërmjet lidhjes së shifruar. T-Mobile Maqedoni, as nuk i mbledh as nuk ka qasje deri te informacionet lidhur me kartelën tuaj apo llogarinë tuaj në bankë.
Përdorimi dhe transferimi i të dhënave personale Ne do të shfrytëzojmë të dhënat personale ekskluzivisht për administrimin teknik të ueb faqes tonë dhe për të plotësuar dëshirat dhe kërkesat e juaja. Vetëm në rastet në të cilat ju na keni dhënë pëlqimin paraprak ne do të përdorim këta të dhëna për përpunim dhe nevoja të drejtpërdrejta të marketingut, por vetëm deri në madhësinë që nevojitet në secilin rast specifik. Ne nuk do të dërgojmë asnjë të dhënë te agjencitë qeveritare përveç se atyre të cilat kërkohen sipas ligjit. Të gjithë të punësuarit tonë janë të obliguar që të trajtojnë të dhënat e juaj si të fshehta.
Vendi i shfrytëzuesve Kompania jonë dëshiron që të kontaktojë me shfrytëzuesit me qëllim që t’ju dërgojë atyre informata për ofertat tona speciale dhe risitë për prodhimet dhe shërbimet tona. Nëse ju regjistroheni në ueb faqen tonë ose parashtroni ndonjë porosi për prodhimet dhe shërbimet tona, ju do të pyeteni të tregoni se a thua dëshironi që t’ju kontaktojmë në të ardhmen. Pa marrë parasysh pëlqimin tuaj, ju si shfrytëzues i T-Mobile Maqedoni, në vazhdueshmëri do t’ju njoftojmë për të gjitha ndryshimet e rëndësishme lidhur me marrëveshje ekzistues për shërbimet (p.sh. ndryshimet e çmimeve).
Liria e informatave Në bazë të kërkesës tuaj, T-Mobile Maqedoni do t’ju informojë për të dhënat personale të deponuara lidhur me ju (p.sh. emri, adresa).
Siguria Ne kemi ndërmarrë të gjitha masat teknike dhe operative të nevojshme për të mbrojtur të dhënat personale të deponuara nga ana e jonë kundër qasje së paautorizuar dhe keqpërdorimit. Procedurat tona të sigurisë po kontrollohen në mënyrë të rregullt dhe adaptohen në përparimin përkatës teknologjik.
Kontaktet Nëse dëshironi që cilat do të dhëna të përmirësohen ose të fshihen, ose keni ndonjë pyetje ose sugjerim tjetër për mbrojtjen e të dhënave, ju lutemi na kontaktoni në e-mail adresën vijuese dataprotection@t-mobile.mk. E-mail adresa e juaj e marrë nga ky kontakt nuk do të shfrytëzohet për asnjë qëllim. |