|
Shpejtësia e teknologjisë 3G (HSPA) Shpejtësia maksimale e cila mund të arrihet me HSPA (3G) teknologjinë është:
- Në drejtimin DOWNLINK (gjatë shkarkimit të të dhënave) – 21 Mbit/s
- Në drejtimin UPLINK (gjatë ngarkimit të të dhënave) – 5,76 Mbit/s
Kushtet prej të cilave varet shpejtësia e transferimit: Shpejtësia faktike varet prej asaj se sa jeni të larguar nga stacioni bazë, numri i shfrytëzuesve të cilët momentalisht shfrytëzojnë stacionin bazë dhe mundësit e aparatit 3G. Duke pasur në konsiderim të gjithë këta faktorë, mundet realisht të priten shpejtësi prej 1 Mbit/s deri në 4 Mbit/s që është për rreth 10 herë internet më i shpejtë në krahasim me GPRS/EDGE.
Shpejtësia e teknologjisë 2G (GPRS dhe EDGE) Shpejtësia maksimale e cila mund të arrihet me GPRS teknologjinë është:
- Në drejtimin DOWNLINK (gjatë shkarkimit të të dhënave) – 48 Kbit/s
- Në drejtimin UPLINK (gjatë ngarkimit të të dhënave) – 24 Kbit/s
Shpejtësia maksimale e cila mund të arrihet me EDGE teknologjinë është:
- Në drejtimin DOWNLINK (gjatë shkarkimit të të dhënave) – 236,8 Kbit/s
- Në drejtimin UPLINK (gjatë ngarkimit të të dhënave) – 118,4 Kbit/s
Kushtet prej të cilave varet shpejtësia e transferimit:
- Mbulimi i rrjetit me GPRS, EDGE teknologji. GPRS teknologjia është e mundësuar gjithkund ku ka edhe GSM sinjal, ndërsa EDGE teknologjia është e mundësuar në një territor më të kufizuar. Informatat për mbulimin mund ti gjeni në hartën në linkun në vijim.
- Mundësitë e aparatit celular (telefonit ose kartelës – USB - PCMCIA), a thua e njëjta mbështet teknologjinë GPRS dhe EDGE.
- Klasa e aparatit celular për GPRS dhe EDGE në veçanti. Për shembull, klasi 10 i GPRS domethënë se aparati mbështet shpejtësi maksimale prej 48 Kbit/s në drejtimin downlink, ndërsa klasa 10 për EDGE domethënë se aparati mbështet shpejtësi maksimale prej 236.8 Kbit/s në drejtimin downlink.
- Kushtet në radio rrjetin – fuqia e sinjalit pranues.
|