Shfrytëzues privat

SportyPal - trajneri juaj personal

Imagjinoni trajnerin personal, të cilin mund ta merrni gjithkund me ju, edhe atë falas, gjithmonë kur vraponi, ngisni biçikletë, rolere ose ushtroni alpinizëm, ecni. Nëse keni jetë aktive dhe merreni me sport, SportyPal është pikërisht ajo e cila ju nevojitet. SportyPal është aplikacion për telefon celular, i cili mat distancën e kaluar, shpejtësinë, kaloritë e harxhuara, lartësinë mbidetare dhe kohën e tërësishme. Shkurtimisht, e tëra që dëshironi të dini për ushtrimet tuaja, që të mundeni radhës tjetër t’i përmirësoni rezultatet tuaja.

SportyPal nuk është vetëm matës i arritjeve tuaja. Ai gjithashtu ju mundëson edhe t’i ndani rezultatet e ushtrimeve me miqtë tuaj, por edhe me njerëzit e tërë botës, të cilët kanë interese të përbashkëta sikur ju. Në profilin tuaj të shfrytëzimit në web faqen e SportyPal keni mundësinë t’i shihni dhe analizoni të gjitha rezultatet dhe statistikat tuaja dhe të dërgoni fotografi nga rruga juaj e ushtrimit.

Regjistrohuni në www.sportypal.com dhe krahasoni rezultatet tuaja me shfrytëzuesit tjerë të SportyPal, ndani përjetime dhe këshilla dhe motivohuni gjithnjë për më tepër, më shpejt, më larg!

Si aktivizohet?
Që të mund të shfrytëzoni SportyPal, duhet të keni telefon celular me GPS përmbajtje, të vizitoni web faqen www.sportypal.com dhe ta shkarkoni aplikacionin nga Download. Më tej e tëra që ju nevojitet është të kënaqeni me shpirtin sportiv të SportyPal dhe të thyerjes së rekordeve!

Disclaimer
SportyPal punon në telefonët celularë të cilët përmbajnë teknologjinë GPS. Aplikacioni shkarkohet falas nga www.sportypal.com. Paguhet vetëm për internet komunikacionin gjatë shkarkimit (download). Bartja e të dhënave paguhet sipas çmimit të rregullt të GPRS sipas modelit tarifor. Pozicionimi është falas.

bottom corners

Internet dhe MMS

bottom corners